RTSH 24 Live

Ekonomi

Skemat mbështetëse në bujqësi/ Ndihmë për fermerët në disa sektorë në Korçë

08/02/2023

Skemat mbështetëse në bujqësi/ Ndihmë për fermerët në disa sektorë në Korçë

Në qarkun e Korçës janë aplikuar disa skema në ndihmë të fermerëve. Për të mbrojtur prodhimin si edhe për t’i dhënë shtysë zhvillimit të mëtejshëm të bujqësisë, për fermerët janë ofruar një sërë skemash mbështetëse në sektorë të ndryshmë. Ndër më kryesoret në zonën tonë, ka qenë ajo për rrjetat antibreshër, një fenomen natyror që ka sjellë jo pak dëme në pemëtore, kryesisht në ato me mollë, një frut i kultivuar masivisht në Qarkun e Korçës.

Duke qenë se kostoja e sigurimit të tyre nga ana e fermerëve është e lartë, Drejtori i Agjensisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Korçë, Vullnet Gjolla, këshillon fermerët të aplikojnë në skema të tilla.

Një tjetër skemë mbështetëse, nga e cila kanë përfituar një numër i konsiderueshëm fermerësh gjatë vitit të kaluar, ka qenë dhe ajo e naftës. Po ashtu një tjetër alternativë, sipas Gjollës, është edhe sigurimi i produkteve bujqësore në kompanitë e sigurimit.

Skemat mbështetëse në bujqësi përfshijnë disa sektorë si atë të blegtorisë, peshkimit, bletarisë, bujqësisë, etj.