RTSH 24 Live

Botë

Skandali i përgijmeve në Evropë nga izraelitët, Von der Leyen: E papranueshme nëse është e vërtetë

19/07/2021

Skandali i përgijmeve në Evropë nga izraelitët, Von der Leyen: E papranueshme nëse është e vërtetë

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen reagoi në lidhje me skandalin e spyware (përgjimeve) që përfshinte një kompani izraelite të softuerëve dhe deri në 50,000 numra smartphone duke u shprehur se ishte "plotësisht e papranueshme" nëse është e vërtetë.

"Kjo duhet të verifikohet, por nëse është kështu, është plotësisht e papranueshme," u tha ajo gazetarëve në Pragë.

Mediat, duke përfshirë The ëashington Post, The Guardian dhe Le Monde zbuluan lidhjet të Dielën midis Grupit NSO me bazë në Izrael, të akuzuar për furnizimin me spyëare të qeverive, dhe një liste prej dhjetëra mijëra numrash smartphone, përfshirë ato të aktivistëve, gazetarëve, drejtuesve të biznesit dhe politikanët në të gjithë botën.

Von der Leyen, e celi ishte në Pragë për të paraqitur një plan rigjenerimi çek pas Covid me vlerë 7 miliardë euro (8.2 miliard dollarë) të miratuar nga BE, kritikoi sulmin e pretenduar në telefonët e gazetarëve. "Shtypi i lirë është një nga vlerat thelbësore të Bashkimit Evropian," tha ajo pas takimit me Kryeministrin Çek Andrej Babis.

Hetimi – i cili u botua në 17 media, përfshirë gazetat Le Monde, The Guardian dhe The ëashington Post – flet për keqpërdorim të gjerë dhe të vazhdueshëm të Pegasus.

Pegasus i instaluar në një smartphone, lejon përgjimin e mesazheve, fotove, kontakteve, si dhe telefonatave. I krijuar në 2011 në Izrael Programi kompjuterik i quajtur Pegasus, është krijuar për të lejuar qeveritë që të ndjekin terroristë dhe kriminelë.