RTSH 24 Live

Aktualitet

Situatë dramatike në kujdesin intensiv të spitaleve gjermane për shkak të Covid-19

15/04/2021

Situatë dramatike në kujdesin intensiv të spitaleve gjermane për shkak të Covid-19

Situata në terapinë intensive në spitalet gjermane është dramatike, deklaroi presidenti i institutit ”Robert Koch”, Lothar Wieler, në një konferencë shtypi.

”Kushtet e punës bëhen më kritike çdo ditë që kalon”, tha nga ana e tij ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Sipas Wieler ”ne gjithashtu duhet të përdorim transferimin e pacientëve, midis
rajoneve për të përdorur sa më mirë burimet tona spitalore”.

Me numrin e infeksioneve të reja të koronavirusit në ditë që po i afrohet niveleve të saj më të larta ndonjëherë, zyrtarët dhe mjekët gjermanë po bëjnë thirrje për veprime të shpejta për të ndaluar një valë të tretë të pandemisë.

Dje, instituti ”Robert Koch” (RKI) për Kontrollin e Sëmundjeve raportoi 29 426 infeksione të reja në 24 orët e fundit, rreth 9 000 më shumë se një javë më parë.

Numri më i lartë ditor i regjistruar ndonjëherë në Gjermani ishte 33 777 persona në dhjetor.

Ministri Spahn theksoi se “çdo ditë është e vlefshme në luftën kundër virusit”.

Një legjislacion kombëtar i ashtuquajtur “frena emergjente” është miratuar nga qeveria, por është ndeshur me kundërshtimin e ligjvënësve dhe mund të marrë një javë tjetër kohë për të kaluar në parlament.

Situata është më kritike në njësitë e kujdesit intensiv gjerman, ku numri i pacientëve me Covid-19 është rritur që nga mesi i marsit./ANSA