RTSH 24 Live

Kosovë

Situata në veri/ Zv/kryeministri i Kosovës: Krerët e komunave të ushtrojnë detyrën, ata mund të rrëzohen vetëm me votë

26/05/2023

Situata në veri/ Zv/kryeministri i Kosovës: Krerët e komunave të ushtrojnë detyrën, ata mund të rrëzohen vetëm me votë

Zëvëndëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka deklaruar se kryetarёt e komunave tё Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, qё u betuan dje kanё detyrim ligjor tё fillojnё menjëherë punёn.

Sipas Bislimit, institucionet publike e kanё detyrim tё sigurojnё kushtet qё tё ushtrojnё detyrën dhe pёrgjegjёsitё e tyre.

Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunës”, tha Bislimi, duke shtuar se “tё ardhur me votё, mund edhe tё rrёzohen me votё”, ka deklaruar Besnik Bislimi. 

Ai është shprehur se tё pёrzgjedhurit e qytetarёve si rregull, rrallёherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar.

“Por kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punës”, ka theksuar Bislimi.

Ai ka shtuar se njё praktikё e tillё do tё çonte nё situata absurde ku asnjё kryetar, nё asnjё komunё nuk do tё mund tё ushtronte detyrën e tij.

 “Kryetarёt e porsaemёruar i uroj pёr pёrgjegjёsitё e reja dhe ua rikujtoj qё janё aty pёr tё promovuar interesat e secilit qytetar pa dallim tё bindjeve politike, pёrkatёsisё etnike, statusit social, moshёs apo gjinisё”, është shprehur ai.

Më herët në katër komunat në veri të vendit, kryetarët e tyre filluan detyrën por kanë hasur në rezistencën e serbëve lokalë të cilët nuk i pranojnë si të përzgjedhurit e tyre. Për këtë arsye, është dashur edhe ndërhyrja e policies, ku pesë efektivë të Kosovës kanë mbetur të plagosur.

/rtsh.al/