RTSH 24 Live

Kosova

Situata në Veri, Ambasadori gjerman: Takohuni në Bruksel për të gjetur një rrugëdalje sa më shpejt

26/09/2021

Situata në Veri, Ambasadori gjerman: Takohuni në Bruksel për të gjetur një rrugëdalje sa më shpejt

Situata e krijuar në Veri të Kosovës me bllokimin e kufirit nga pala serbe ka sjellë reagimin e ndërkombëtarëve. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar rreth situatës në veri të Kosovës. Rohde përmes një postimi në Tëitter ka thënë se situata në veri duhet të qetësohet. “Situata në veri ka nevojë për deeskalim. Unë i bëj thirrje të dyja palëve që të flasin me njëra-tjetrën në vend se të fajësojnë njëri-tjetrin. Mënyra më e mirë: Takohuni në Bruksel për të gjetur një rrugëdalje sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ambasadori Rohde. 
Lidhur me situatën në veri ka reaguar edhe diplomatja gjermane Susanne Schutz, drejtoreshë për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. 
Schutz përmes një postimi në Tëitter, ka shkruar se çdo provokim mes kufirit Kosovë-Serbi duhet të ndalet. “Çdo provokim në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndalet. Ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që të deeskalojnë dhe të takohen sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetje e plotë nga Bashkimi Evropian Miroslav Lajcak, Josep Borrell”, ka shkruar Schutz.