RTSH 24 Live

Aktualitet

Situata e pandemisë në Korçë

14/09/2021

Situata e pandemisë në Korçë

Në dy javët e para të shtatorit, në Korçë mesatarisht 40 persona në ditë, u janë nënshtruar tamponëve si raste të dyshuara me covid 19. Epidemiologia Merita Kroi, thotë se gjysma e tyre rezultojnë pozitivë.
Kroi shton se mes të infektuarve ka edhe persona të vaksinuar, por klinika e tyre është shumë herë më e lehtë se e personave të pavaksinuar.
Ajo që shqetëson mjekët dhe epidemiologët është mosrespektimi i masave për mospërhapjen e virusit.
Në të gjithë qarkun e Korçès, deri të hënën rezultojnë 313 persona aktivë pozitivë me Covid 19.