RTSH 24 Live

Teknologji

Sistemi e-ankesa i Komisionit të Prokurimit Publik të Shqipërisë, ndër 15 projektet më të mira

05/11/2022

Sistemi e-ankesa i Komisionit të Prokurimit Publik të Shqipërisë, ndër 15 projektet më të mira

 

Sistemi i E-Ankesave është përzgjedhur ndër 15 projektet më të mira në nivel botëror nga juria e samitit të GOVTECH, që u mbajt në Hagë, njofton ATSH.

Kjo e vendos Shqipërinë në hartën e iniciativës globale, me një mision të qartë "Përsosmërinë në mbështetjen e inovacionit GovTech".

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, ishte i pranishëm në tryezën e rrumbullakët të prokurimit të NVM –ve, ku morën pjesë ekspertë globalë të cilët ndanë dhe diskutuan perspektivat e tyre, mbështetur nga MasterCard.

Myzyri prezantoi sistemin elektronik të E-ankesave që zeron kostot ekstra dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me çdo zyrë shteti, përfshirë dhe vetë Komisionin e Prokurimit Publik.

Sistemi mundëson edhe nënshkrimin elektronik, duke shmangur nevojën e printimit të dokumenteve voluminoze dhe nënshkrimit të akteve, veprimtari e cila ndikon në mënyrë të drejtpërdrejte në mbrojtjen e mjedisit.

Kryetari theksoi se sistemi i vjetër i ankimimit, ishte praktikisht i pamundur për bizneset e vogla.

Sipas tij, thjeshtimi i këtyre proceseve është vetëm një pjesë e “procesit të gjatë” dhe barrierave që mund ta bëjnë prokurimin sfidues për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Në Samit morën pjesë 2500 pjesëmarrës nga e gjithë bota.

( Sipas ATSH )