RTSH 24 Live

Botë

Siria ekzekuton 24 të dënuar për zjarrvënie të qëllimshme

22/10/2021

Siria ekzekuton 24 të dënuar për zjarrvënie të qëllimshme

24 persona janë ekzekutuar nga autoritetet siriane, në lidhje me zjarrëveniet e qëllimshme të një viti më parë që shkaktuan dëme të mëdha materiale në vend, si dhe dogjën sipërfaqe të mëdha me bimësi.

Sipas qeverisë sirianë, për të njëjtin krim 11 persona të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa 5 të miturve do t’iu duhet të qëndrojnë pas hekurave nga 10-12 vjet burg.

Këta persona u shpallën fajtorë për ndezjen e zjarreve vitin e kaluar në disa rajone të vendit, prej të cilëve të paktën 3 civilë humbën jetën. Ministria e Drejtësisë i cilësoi ata si kriminelë që kishin kryer akte terroriste.

Kur zjarret shpërthyen vitin e kaluar në disa zona në Siri, ato iu atribuuan një vale të nxehti që ishte e pazakontë për kohën e vitit.

Autoritetet dokumentuan 187 zjarre në provincat Latakia, Tartous, Homs dhe Hama që prekën 280 qytete dhe fshatra./A2