RTSH 24 Live

Kosova

Siguria në vend dhe rajon/ Ministri i Mbrojtjes së Kosovës pret në takim drejtorin shqiptar të Qendrës kundër Ekstremizmit

10/08/2022

Siguria në vend dhe rajon/ Ministri i Mbrojtjes së Kosovës pret në takim drejtorin shqiptar të Qendrës kundër Ekstremizmit

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj ka pritur në një takim drejtorin e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri Denion Meidanin me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe për tendencat e mundshme të individëve apo grupeve me sjellje radikale të cilët ndikojnë negativisht në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt.

"Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim drejtorin e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri, Denion Meidani, i cili shoqërohej nga zyrtarë të delegacionit, Ermal Januri dhe Fatlinda Smaliaj.

Me këtë rast, u diskutua për situatën e sigurisë në vend dhe rajon si dhe për tendencat e mundshme të individëve apo grupeve me sjellje radikale të cilët ndikojnë negativisht në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt.

Në mes tjerash, në këtë takim u tha se parandalimi më i mirë i këtyre dukurive devijuese në shoqëri, është përmes edukimit dhe promovimit të paqes dhe bashkëjetesës mes të gjitha komuniteteve, duke respektuar të drejtat e secilit. Gjithashtu, të dy palët u theksuan se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm për të treguar sukses në parandalim", thuhet në njoftim.

/rtsh.al/