RTSH 24 Live

Sociale

Siguria në institucionet edukuese, emërohen 60 oficerë sigurie në shkollat 9-vjeçare

08/02/2023

Siguria në institucionet edukuese, emërohen 60 oficerë sigurie në shkollat 9-vjeçare

Përveç shkollave të mesme tashmë edhe 60 shkolla 9-vjeçare në vend janë pajisur me oficerët e tyre të sigurisë të trajnuar posacërisht për zgjidhjen e situatave konfliktuale ndërmjet nxënësve.

Elda Hyseni, ka përfunduar studimet e larta për Sociologji dhe pas përmbylljes me sukses të intervistës së punës dhe trajnimit 1 mujor në Akademinë e Sigurisë i është besuar këtë fillim jave pozicioni i punes së oficeres së sigurisë në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto”. E veshur civile, dhe e gatshme për të zgjidhur çdo situatë problematike, 26 vjeçaren e gjen kudo mes nxënësve në oborr, korridor e klasa.

Në 2 ditët e para të punës i është dashur të mbledhë informacion për të evidentuar nxënësit që konsiderohen më problematike.

Rastet kur dhe gjykohet i nevojshëm ndërhyrja e oficerit të sigurisë janë ngacmimet nëpërmjet rrjeteve sociale apo edhe bulizmi ndërmjet nxënësve.

Oficeret e sigurisë janë emëruar në shkollat me një numër të madh nxënësish. Vetëm për këtë vit janë emëruar 70 oficerë sigurie, në total janë 220 oficerë të sigurisë që operojnë në të  gjithë shkollat 9- vjeçare dhe të mesme në vend.

/rtsh/