Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pranishme në Konferencën e Nivelit të Lartë për Sigurinë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor foli për arritjet e vendit në fushën e digjitalizimit, ndërsa nuk la pa përmendur edhe sulmin e vitit 2022.
Gjatë fjalës të saj Balluka tha se, ndaj sigurisë kibernetike jemi të ndjeshëm, jo vetëm ne vendet e Ballkanit, duke ditur dhe sensibilitetet tona, por e gjithë bota, madje dhe vendet më të zhvilluara ekonomikisht.
“Duke pasur parasysh se sot jeta është më shumë virtuale se kurdoherë tjetër, duke pasur parasysh që madje dhe marrëdhëniet personale midis qenieve njerëzore po kthehen në marrëdhënie virtuale, duke pasur parasysh se rrjetet sociale luajnë një rol të rëndësishëm duke nisur nga informimi, dizinformimi, edukimi dhe ç’edukimi i brezave, sigurisht duhet antidota për të gjithë këtë situatë virtuale e cila ka kaluar dhe ka hyrë në të gjitha poret e lëkurës të çdo njeriu globalisht”.
Në këto kushte, theksoi ministrja, nëse ka një dëshmitar i cili mund t’ju flas për këtë çështje është Shqipëria, sepse e kemi provuar nën lëkurë se çdo të thotë të zhvillohesh nga ana dixhitale dhe të ofrosh më shumë se 99% të shërbimeve online, pra si administratë publike, por sigurisht edhe fusha të tjera të sektorit privat, siç është ai bankar etj., dhe të gjendesh para faktit të një sulmi të jashtëzakonshëm të sponsorizuar fuqimisht nga qeveri të vendeve të tjera.
“Nëse do të dëgjoni ndonjë vend tjetër tek gjendeni në evente të ngjashme, askush nuk do të kishte aftësinë më të mirë për t’ju treguar sesi funksionon goditja kibernetike dhe sesi mund të gjunjëzojë një vend të tërë. Kështu që Shqipëria në ndërkohë që prej vitit 2013, duke kulmuar në vitin 2019, ka investuar fuqimisht në ngritjen e një shoqërie dixhitale, u gjend në korrik të vitit 2022 në një sulm të jashtëzakonshëm, të konsideruar nga të gjithë partnerët tanë që na mbështetën në ato momente, me një impakt shumë të madh në bllokimin e një sërë shërbimesh shumë të rëndësishme. Ai ka qenë një moment kyç për vendin tonë, për një vendimmarrje shumë të rëndësishme, që për të thënë të drejtën rezultoi që të ishte e duhura”.
Mbasi i dhamë zgjidhjet e para, duke u mbështetur tek partnerët tanë të Bashkimit Europian, partnerët tanë të Shteteve të Bashkuara apo edhe partnerë të tjerë siç janë Emiratet e Bashkuara apo Izraeli dhe sapo dolëm nga emergjenca e parë vendosëm që të nisnim një rrugëtim të mirëstudiuar për të forcuar cyber security, pasi dixhitalizimi nuk mund të ecë përpara pa pasur dhe antidotën e tij.
“Në këto kushte forcuam atë që sot ne e quajmë Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike, ish AKCESK-u pasi është bërë shumë i njohur dhe mua më duhet ta përmend me emrin që ka pasur më parë. E forcuam në pikën për tu bërë atraktiv për djemtë dhe vajzat e reja që në Shqipëri nuk mungojnë dhe që kanë trurin brilant të tyre, por që administrata shtetërore nuk ka qenë kurrë tërheqëse për ta për shkak ndoshta edhe të pagës jo konkurruese në treg. Kështu që rishikuam menjëherë mundësinë për të hapur dyert për këto vajza dhe për këto djem dhe për ti akomoduar ata me shpërblime më të mira dhe për ti bërë ata që të kuptonin që ishte një mision që i ofronin Shqipërisë, që i ofronin kombit, mbrojtja kibernetike”.
Në këtë kuadër ajo theksoi se, “ndaj, përveç gjithçka që ne na u desh të bënim përsa i përket ngritjes së një trupe ekspertësh, të cilët patjetër u trajnuan, siç ju thashë nga partnerët tanë, atëherë na u desh që të fillonim dhe të zbatonim një sërë hapash bazuar në përafrimet ligjore, bazuar mbi zbatimin e standardeve të larta dhe praktikave më të mira të vendeve të zhvilluara të Bashkimit Europian, në koperim të plotë me partnerët në fushën e sigurisë të cilat morën një rëndësi shumë të veçantë për të gjithë vendin tonë”.
“Krijimi dhe ofrimi i shërbimeve të besueshme dhe të sigurta në mjedisin dixhital ndërkufitar për ne është një nga prioritetet qeveritare, prioritetet kombëtare, pasi ashtu siç kemi bërë edhe në fushën ekonomike ku e konsiderojmë Ballkanin Perëndimor si një të vetëm, ashtu duhet konsideruar edhe përsa i përket zhvillimeve dixhitale dhe është kënaqësi që e gjithë kjo paketë të jetë pjesë e Groëth Plan për të cilin të gjitha vendet tona po punojnë në mënyrë individuale, por edhe të përbashkët. Integrimi dixhital me të gjithë komponentët e tij, ku nuk mungon bashkëpunimi në fushën e sigurisë kibernetike, është një nga shtyllat kryesore të këtij plani, Grouth Plan, të miratuar në nëntor të vitit 2020 në Samitin e Sofies dhe padyshim që mbetet si një nga drejtimet kryesore për planin e ri të CRM 2025-2028”.
Shqipëria është një nga vendet që ka bërë një progres të dukshëm në zhvillimin e infrastrukturës dixhitale dhe në ofrimin e shërbimeve publike elektronike. Theksoi Balluku , duke shtuar se ,”në rrugën e këtij zhvillimi na u desh të përballonim një sulm të fortë, ashtu siç ju thashë, në 2022 që u kthye në një leson learned për të gjithë ne. Ndaj në përgjigje të këtij sulmi, përveç ngritjes së një trupe të rëndësishme ekspertësh, Shqipëria ka bërë një sërë hapash duke u bazuar mbi masa konkrete”.
“Shqipëria ka miratuar së fundmi ligjin e ri për komunikimet elektronike ku parashikohen dispozita për forcimin e sigurisë së rrjeteve të komunikimeve elektronike ku në veçanti parashikohen masa për garantimin e sigurisë së ofruesve, të furnizimeve gjithashtu”.
/rtsh.al/