RTSH 24 Live

Kuriozitete

Si u bë klonimi i deles Dolly?

22/02/2021

Si u bë klonimi i deles Dolly?

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të qengjit Dolly, me kontributin e tri deleve nëna, një me vezë, tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar. Shkenca e paraqiti Dollyn si arritje të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja. Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në moshën 6-vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave. Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në këtë rast nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.