RTSH 24 Live

Sociale

Si të shpëtojmë nga zjarri? Kreu i zjarrfikësve: Të njoftohen autoritetet dhe të mos bllokohen daljet

19/09/2023

Si të shpëtojmë nga zjarri? Kreu i zjarrfikësve: Të njoftohen autoritetet dhe të mos bllokohen daljet
Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj

Zjarret e rëna e Tiranë, ditët e fundit kanë kthyer vëmendjen tek masat për mbrojtjen nga zjarri.

Gjatë këtij viti shërbimi, zjarrfikës ka ndërhyrë në 239 raste të zjarreve në banesa, pjesa më e madhe e tyre të shkaktuara nga pakujdesia.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj tha për RTSh-në se në rastet e zjarreve në banesa, qytetarët duhet të lajmërojnë shpejt, përpara se zjarri të marr përmasa të mëdha dhe godinat të mos kenë pësuar ndërhyrje që bllokojnë rrugët e evakuimit.

Kryesore në këto objekte janë rrugët e evakuimit. Nga ana e ndërtuesve të vendosen pajisje kundër zjarrit. Shqetësuese është ndërhyrja me vonesë”, tha Goxhaj.

Gjatë stinës së verës zjarret në banesa janë më të rralla. Ato bëhen më prezent në stinën e ftohtë kur lind edhe nevoja për ngrohje.

Në rastet e godinave të banimit, masat kundër zjarrit duhen marrë nga ndërtuesit, ndërsa administratorët e pallateve kujdesen që ato të jenë gjithmonë funksionale.

Gazetare: Albana Agolli 

/rtsh.al/