RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot, e Shtunë 24 Korrik 2021

24/07/2021

Si do të jetë moti sot, e Shtunë 24 Korrik 2021
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik dhe masave ajrore të qëndrueshme të cilat po mbajnë mot të stabilizuar në vendin tonë gjatë fun-javës.

E Shtunë, 24 Korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore . Era do të jetë  me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.    

Temperaturat:

Zona malore       16/35°C

Zona e ulët         16/36°C

Zona bregdetare  19/33 °C

Kosova, e Shtunë, dt 24 Korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 14°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 31°C .

E Diel, 25 Korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të jetë  me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.    

Temperaturat:

Zona malore       17/36°C

Zona e ulët         17/37°C

Zona bregdetare  20/34 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari