RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot, e Shtunë, 17 Prill 2021

17/04/2021

Si do të jetë moti sot, e Shtunë, 17 Prill 2021
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga shtjella ciklonike e cila po kushtëzon mot të paqëndrueshëm me reshje shiu në vendin tonë.

E Shtunë, 17 Prill 2021

Moti do të jetë me vranësira të dendura të pasuara nga reshje të përqëndruara në zonën Veri-Perëndimore në pjesën e dytë të ditës`. Në verilindje do të ketë reshje bore.  Era do të jetë me drejtim  Veri-Lindje me shpejtësi deri në 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në zonat malore. 

Temperaturat:

Zona malore      4/9°C

Zona e ulët          6/18°C

Zona bregdetare  8/17 °C

Kosova, e Shtunë, dt 17 Prill 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shi dhe bore. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 2 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 7 gradë Celcius.

E Diel, 18 Prill 2021

Moti do të jetë vijojë me vranësira  të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe përqëndruara në zonën Veri-Perëndimore`. Në Alpe do të ketë reshje bore.  Era do të jetë me drejtim  Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie . 

Temperaturat:

Zona malore       4/11°C

Zona e ulët          6/15°C

Zona bregdetare  9/16 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari