RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot, e Premte, 07 Maj 2021

07/05/2021

Si do të jetë moti sot, e Premte, 07 Maj 2021

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të freskëta Atlantike të cilat po kushtëzojnë në vendin tonë mot relativisht të qëndrueshëm. 

E Premte, 07 Maj 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën e parë të ditës, pasdit do të ketë më tepvr kthjellime. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0, 5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.  

Temperaturat:

Zona malore       10/24°C

Zona e ulët         10/28°C

Zona bregdetare  12/26 °C

Kosova, e Premte, dt 07 Maj 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 8 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 24 gradë Celcius.

E Shtunë, 08 Maj 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0, 5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.  

Temperaturat:

Zona malore       7/24°C

Zona e ulët         8/28°C

Zona bregdetare  11/26 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari