RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot, e Mërkurë 24 Nëntor 2021

24/11/2021

Si do të jetë moti sot, e Mërkurë 24 Nëntor 2021
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga perifera e presionit të lartë atmosferik e cila do të kushtëzojë  mot të qëndrueshëm në vendin tonë gjatë ditës së somte.

E Mërkurë, 24 Nëntor 2021

Moti do të jetë me mjegull të dendura në mëngjes, gjatë ditës do të jetë kthjellime dhe vranësira mesatare në jug lindje . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.  

Temperaturat:

Zona malore        3/10°C
Zona e ulët          7/19°C
Zona bregdetare  11/20°C

Kosova, e Mërkurë, dt 24 Nëntor 2021

Moti do të jetë me vranesira dhe mjegull. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 2°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 10°C .

E Enjte, 25 Nëntor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat në mbrëmje do të pasohen nga reshje shiu në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rrijte.  

Temperaturat:

Zona malore        5/12°C
Zona e ulët          8/21°C
Zona bregdetare  12/20°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari