RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot, e Mërkurë, 14 Prill 2021

14/04/2021

Si do të jetë moti sot, e Mërkurë, 14 Prill 2021
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme  të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë mot me reshje shiu gjatë ditës së sotme.

E Mërkurë, 14 Prill 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe bore në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie. 

Temperaturat:

Zona malore         2/11°C

Zona e ulët           6/14 °C

Zona bregdetare   8/14 °C

Kosova, e Mërkurë, dt 14 Prill 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 1 °C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 9 gradë Celcius.

E Enjte, 15 Prill 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë. 

Temperaturat:

Zona malore       -1/13°C

Zona e ulët           4/16°C

Zona bregdetare  6/17 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari