RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot, e Mërkurë 13 Tetor 2021

13/10/2021

Si do të jetë moti sot, e Mërkurë 13 Tetor 2021
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë duke kushtëzuar stabilitet të përkohshëm të motit në territorin e Shqipërisë.

E Mërkurë, 13 Tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim duke u pasuar nga reshje shiu pasdite . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.    

Temperaturat:

Zona malore        4/14°C
Zona e ulët          8/22°C
Zona bregdetare  12/21°C

Kosova, e Mërkurë, dt 13 Tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira dhe me mjegull. Era do të jetë me drejtim Veri- Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 5°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 13°C .

E Enjte, 14 Tetor 2021

Vendi ynë do të ndikohet nga rryma ajri Arktike, moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu në Jug dhe zonën qëndrore, në zonat malore do të ketë reshje dhe bore . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi  10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 2.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.    

Temperaturat:

Zona malore        2/8°C
Zona e ulët          9/17°C
Zona bregdetare  12/18°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari