RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot, e Martë 30 Nëntor 2021

30/11/2021

Si do të jetë moti sot, e Martë 30 Nëntor 2021

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga qëndra me presion të ulët atmosferik e cila po vijon rreshje shiu dhe reshje bore intesive në vendin duke përmbyllur vjeshtën.

E Martë, 30 Nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu me stuhi në zonën perëndimore, në lartësitë 600 metra mbi nivelin e detit do të ketë reshje bore në pjesën e parë të ditës. Pasdite pritet përmirësim i motit. Era do të jetë me drejtim Veri, Veri-lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5  me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .  

Temperaturat:

Zona malore        -3/3°C
Zona e ulët          4/12°C
Zona bregdetare  7/12°C

Kosova, e Hënë, dt 30 Nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore intesive. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -4°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 4°C .

E Mërkurë, 01 Dhjetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe reshje të pakta bore në jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5  me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.  

Temperaturat:

Zona malore        -6/5°C
Zona e ulët          2/14°C
Zona bregdetare  6/14°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari