RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot, e Martë 28 Shtator 2021

28/09/2021

Si do të jetë moti sot, e Martë 28 Shtator 2021
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të ndikojnë edhe vendin tonë ku priten reshje shiu.

E Martë, 28 Shtator 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare shtresore në zonën perëndimore, ndërsa në zonën Veri-Lindore dhe Jug-lindore do të ketë reshje shiu në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.   

Temperaturat:

Zona malore      14/25°C
Zona e ulët         16/30°C
Zona bregdetare  17/28°C

Kosova, e Martë, dt 28 Shtator 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi.  Era do të jetë me drejtim Jug- Lindje 7 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 14°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 25°C .

E Mërkurë, 29 Shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime te konsiderueshme.   

Temperaturat:

Zona malore      15/26°C
Zona e ulët         16/29°C
Zona bregdetare  18/28 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari