RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot, e Hënë 27 Shtator 2021

27/09/2021

Si do të jetë moti sot, e Hënë 27 Shtator 2021

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga presoni i lartë atmosferik i pozicionuar në Europën Veri-Lindore i cili po ,mban mot të qëndrueshëm në vendin tonë.

E Hënë, 27 Shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në të dyja vlerat.   

Temperaturat:

Zona malore      1/30°C
Zona e ulët         11/33°C
Zona bregdetare  15/30 °C

Kosova, e Hënë, dt 27 Shtator 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Jug- Lindje 7 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 14°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 30°C .

E Martë, 28 Shtator 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara me reshje shiu në zonën Veri-Lindore dhe Jug-lindore në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.   

Temperaturat:

Zona malore      14/26°C
Zona e ulët         16/28°C
Zona bregdetare  18/28 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari