RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot, e Enjte 22 Korrik 2021

22/07/2021

Si do të jetë moti sot, e Enjte 22 Korrik 2021
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e pozicionuar në ishujt Britanikë duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm në vendin tonë.

E Enjte, 22 Korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë në zonat malore. Era do të jetë me intesitet me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.    

Temperaturat:

Zona malore       16/30°C

Zona e ulët         18/35°C

Zona bregdetare  20/33 °C

Kosova, e Enjte, dt 22 Korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 15°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 29°C.

E Premte, 23 Korrik 2021

Moti do të jetë me diell  dhe vranësira të pakta në zonat malore . Era do të jetë  me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.    

Temperaturat:

Zona malore       16/31°C

Zona e ulët         17/35°C

Zona bregdetare  20/33 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari