RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot, e Enjte, 15 Prill 2021

15/04/2021

Si do të jetë moti sot, e Enjte, 15 Prill 2021
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vlera të larta të presionit atmofserik duke kushtëzuar stabilitet të përkohshëm të motit gjatë ditës së sotme në vendin tonë.

E Enjte, 15 Prill 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8- 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë. 

Temperaturat:

Zona malore       -1/13°C

Zona e ulët           4/16°C

Zona bregdetare  6/17 °C

Kosova, e Enjte, dt 15 Prill 2021

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu të pakta. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -1 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 12 gradë Celcius.

E Premte, 16 Prill 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje të pakta shiu pasdite në Jug dhe Jug-lindje`. Era do të jetë me drejtim Veri Veri-Lindje me shpejtësi deri në 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje. 

Temperaturat:

Zona malore      2/13°C

Zona e ulët          6/18°C

Zona bregdetare  8/17 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari