RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot, e Enjte, 08 Prill 2021

08/04/2021

Si do të jetë moti sot, e Enjte, 08 Prill 2021
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e  presionit të lartë atmosferik e cila do të kushtëzojë stabilitet të motit në vendin tonë.

E Enjte, 08 Prill 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga rreshje të izoluara shiu në zonën perëndimore dhe reshje bore në Juglindje në orët e para të mëngjesit. Gjatë ditës  do të jetë me kthjellime. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 15 -20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie. 

Temperaturat:

Zona malore -2/8

Zona e ulët 5/15

Zona bregdetare 6/14 gradë Celcius.

Kosova, e Enjte, dt 08 Prill 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje bore të pakta. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -3 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 7 gradë Celcius.

E Premte, 09 Prill 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në Juglindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 8 -12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes. 

Temperaturat:

Zona malore -3/12

Zona e ulët 3/16

Zona bregdetare 6/16 gradë Celcius.

Meteorologe: Rezarta Xhakollari