RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot, e Diel 20 Qershor 2021

20/06/2021

Si do të jetë moti sot, e Diel 20 Qershor 2021
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i Ballkanit po të ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik i  cili po kushtëzon mot të qëndrueshme në vendin tonë gjatë ditës së sotme. 

E Diel, 20 Qershor 2021

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       13/31°C

Zona e ulët         15/33°C

Zona bregdetare  18/30 °C

Kosova, e Diel, dt 20 Qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu me stuhi. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 17°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 29°C.

E Hënë, 21 Qershor 2021

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       15/32°C

Zona e ulët         17/35°C

Zona bregdetare  18/31 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari