RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot, e Diel, 16 Maj 2021

16/05/2021

Si do të jetë moti sot, e Diel, 16 Maj 2021
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër në Mesdhe e cila do të kushtëzojë mot relativisht të qëndrueshëm në vendin tonë. 

E Diel, 16 Maj 2021

Moti do të  jetë me  vranësira dhe reshje të pakta shiu në veri-perëndim, zona  qëndrore dhe jugu do te jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.  

Temperaturat:

Zona malore       8/20°C

Zona e ulët        7/25°C

Zona bregdetare  12/24 °C

Kosova, e Diel, dt 16 Maj 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje të izoluara. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 8 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 22 gradë Celcius.

E Hënë, 17 Maj 2021

Moti do të  jetë me vranësira mesatare dhe kthjellime. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.  

Temperaturat:

Zona malore       7/24°C

Zona e ulët        8/28°C

Zona bregdetare  12/26 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari