RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot, e Diel 13 Qershor 2021

13/06/2021

Si do të jetë moti sot, e Diel 13 Qershor 2021
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme të cilat po ifluencojnë edhe vendin tonë gjatë ditës së sotme. 

E Diel, 13 Qershor 2021

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh në zonën perëndimore, në relievet malore vranësirat do të pasohen nga rreshje shiu dhe stuhi lokale . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       11/27°C

Zona e ulët         13/30°C

Zona bregdetare  16/30 °C

Kosova, e Diel, dt 13 Qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu dhe rrebeshe me stuhi. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 10°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 24°C.

E Hënë, 14 Qershor 2021

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh në zonën perëndimore, në relievet malore do të ketë vranësira  mesatare . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.   

Temperaturat:

Zona malore       11/25°C

Zona e ulët         13/28°C

Zona bregdetare  15/26 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari