RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot dhe parashikimi për nesër? E Premte 14 Janar 2022

14/01/2022

Si do të jetë moti sot dhe parashikimi për nesër? E Premte 14 Janar 2022
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Europa verilindore po ndikohet nga rryma ajri të ftohta Arktike të cilat po mbajnë mot të kthjellët, temperatura të ulëta me prani te brymes dhe ngricave në vendin tonë.

E Premte, 14 Janar 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta dhe mjegull në veri-lindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rrijte të lehta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -9/3°C
Zona e ulët          -3/14°C
Zona bregdetare  4/13°C

Kosova, e Premte, dt 14 Janar 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 8m/sek. Temperaturat do të zbresin duke u luhatur në ekstremet e tyre -13°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 6°C .

E Shtunë, 15 Janar 2022

Moti do të jetë me kthjellime  dhe mjegull në veri-lindje jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rrijte .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -4/8°C
Zona e ulët          2/16°C
Zona bregdetare  8/16°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari