RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot dhe parashikimi për nesër !

28/01/2022

Si do të jetë moti sot dhe parashikimi për nesër !
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i ballkanit do të ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrieshme tëcilat do të ndikojnë edhe në vendin tonë mot të paqëndrueshëm.

E Premte, 28 Janar 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonën perëndimore dhe reshje bore në Jug-Lindje.  Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4  me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -6/7°C
Zona e ulët          -5/12°C
Zona bregdetare  1/13°C

Kosova, e Premte dt 28 Janar 2022

Moti do të jetë me vranësira kthjellime dhe reshje bore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 8m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -10°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 1 - 5°C .

E Shtunë, 29 Janar 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta dhe mjegull në veri-lindje.  Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5  me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -5/7°C
Zona e ulët          -4/12°C
Zona bregdetare  1/13°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari