RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot dhe parashikimi për nesër

27/01/2022

Si do të jetë moti sot dhe parashikimi për nesër
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Europa qëndrore po ndikohet nga presion i lartë atmosferik i shtrirë deri në Mesdhe duke kushtëzuar stabilitet të motit në vendin tonë.

E Enjte, 27 Janar 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me mjegull të dendur.  Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4  me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -7/6°C
Zona e ulët          -5/13°C
Zona bregdetare  -2/14°C

Kosova, e Enjte dt 27 Janar 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 8m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -5°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 1 - 5°C .

E Premte, 28 Janar 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje të apkta shiu në zonën perëndimore dhe reshje bore në Jug-Lindje.  Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4  me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -3/7°C
Zona e ulët          -1/13°C
Zona bregdetare  4/14°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari