RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot dhe parashikimi për ditën e Enjte në vend rajon dhe kosovë

20/07/2022

Si do të jetë moti sot dhe parashikimi për ditën e Enjte në vend rajon dhe kosovë
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga presioni i lartë atmosferik dhe masa ajri kontinentate duke ndikuar  territorin e Shqipërisë.

E Mërkurë data 20 Korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore  pasdite. Era do të jetë drejtim veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      17/33°C
Zona e ulët         15/37°C
Zona bregdetare  19/35°C

Kosova, e Mërkurë data 20 Korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri -Lindje me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 14°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 31°C -34°C .

E Enjte data 21 Korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore  pasdite. Era do të jetë drejtim veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      18/34°C
Zona e ulët         15/38°C
Zona bregdetare  18/36°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari