RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot dhe parashikimi për ditën e Diel, fillimi i javës temperaturat do të zbresin, reshje shiu në veri

06/08/2022

Si do të jetë moti sot dhe parashikimi për ditën e Diel, fillimi i javës temperaturat do të zbresin, reshje shiu në veri
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Anticikloni Afrikan vijon të jetë ende dominues ne Mesdhe duke u shtrirë  në gadishullin e Ballkanit duke mbajtur temperatura të larta në vendin tonë gjatë kësaj fundjave. 

E Shtunë data 06 Gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në juglindje . Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      17/37°C
Zona e ulët         17/39°C
Zona bregdetare  21/37°C

Kosova, e Shtunë data 06 Gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira  mesatare . Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 17°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 35°C -37°C .

E Diel data 07 Gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore dhe reshje lokale pasdite në formën e stuhive . Era do të jetë drejtim veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      18/37°C
Zona e ulët         18/40°C
Zona bregdetare  22/38°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari