RTSH 24 Live

Ekonomi

Shumica e eksporteve drejt tregjeve europiane

20/07/2021

Shumica e eksporteve drejt tregjeve europiane
 

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së gjatë gjysmës së parë të vitit zënë 61,8 % të gjithë tregtisë, shkruan ATSH.

Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT, në periudhën janar – qershor eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,5 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 56,4 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 31,4 % të vëllimit, Turqia me 7,9 %, Greqia me 7 % dhe Gjermania me 6,6 %.

Gjatë këtij gjashtëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia, Kosova dhe Spanja. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina.

Referuar treguesve të INSTAT, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia, Turqia dhe Kina. Vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë Rusia, Zvicra dhe Ukraina.