RTSH 24 Live

Televizion

Shuhet regjisori Kujtim Meçaj, kontribuoi për disa dekada në Radio Televizionin Shqiptar

04/09/2021

Shuhet regjisori Kujtim Meçaj, kontribuoi për disa dekada në Radio Televizionin Shqiptar

Është ndarë sot nga jeta në moshën 80 vjeçare, edhe ish-regjisori i radiotelevizionit dhe ish-folësi i Radio Tiranës, Kujtim Meçaj. Ai ka kontribuar për dekada në RTSH në vitet ’80 duke qenë një ndër figurat kryesore të medias publike ndër vite. Zëri i tij  kumbues, ka shoqëruar breza të tërë në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë, në informacionet që përcillte nga fusha e kulturës. 
Kujtim Meçaj ka punuar si regjisor në Radiotelevizionin shqiptar, që nga viti 1971 dhe ka lënë gjurmë në mendian publike, edhe me filmat televizivë që realizoi. Kështu në vitin 1977 realizon filmin “Flamur në dallgë”, në vitin 1979 filmin “Shtrëngata në male”, ndërsa në vitin 1984 realizoi filmin e tij më të njohur, “Koha nuk pret”. Radiotelevizioni shqiptar i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmëve.