RTSH 24 Live

Art

Shuhet Qesari, mjeshtri i skenës dhe ekranit

13/02/2021

Shuhet Qesari, mjeshtri i skenës dhe ekranit

Arti shqiptar sërish është në zi. Andon Qesari, një nga figurat më të shquara të teatrit dhe kinematografisë është shuar pas një sëmundje të rëndë në moshën 78 vjeçare. Lajmin e dha familja e tij. ""Pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la" shkruajti ndër të tjera në rrjetet sociale djali i aktorit shumë të dashur për shqiptarët.
Qesari u diplomua më 1966 për aktor në shkollën “Aleksandër Moisiu”. Pas diplomimit emërohet aktor në teatrin profesionist të Vlorës. Në vitin 1972, kalon pedagog në ILA dhe në vitin 1975 rifillon aktivitetin e tij artistik si aktor, por në Teatrin Kombëtar.
Ai ka lënë gjurmët e tij duke gdhendur mjaftë role në teatër dhe kinematorgrafi duke merituar 
Ka interpretuar shumë role, duke filluar nga Besniku “Shënomëni dhe mua”, Feni “Furnalta”, Vurmi “Intrigë dhe dashuri”, Qamil Beu “Epoka para gjyqit”, Aleksi “Doktori pacient”, Luixhi “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili “Monserati”, Kryetari “Vizita e damës plakë”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku” “Kapuleti” “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, etj. 
I suksesshëm ka qenë Qesari edhe në disa filma artistikë, si aktor dhe regjisor si “Karnavalet e Korçës”, “Pallati 176”, “Nën dritat e skenës”, “Në jetë”, “Valsi i Titanikut”, etj. 
Për veprimtarinë e tij artistike ai është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.