RTSH 24 Live

Art

Shuhet papritur poeti i njohur Arben Duka

14/12/2021

Shuhet papritur poeti i njohur Arben Duka

Poeti i njohur Arben Duka, ka ndërruar jetë të martën pas një arresti kardiak. Lajmin e ka bërë me dije në rrjetet sociale, gazetari Aleksandër Çipa. "Lamtumirë Arben Duka! Mirëmbeç Poet i pavdekshëm!!!".
Duka, 64 vjeç,  shënohet si poeti me biografinë më të pasur letrare dhe artistike në vënd. Ai është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. 
Është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974. 
Arben Duka është nderuar me dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar. 
Vitet e fundit Arben Duka tërhoqi vemendjen me komentet e tij në vargje humoristike të zhvillimeve politike dhe shoqërore.