RTSH 24 Live

Sociale

Shuhet një nga simbolet e rezistencës antikomuniste Dom Gjergj Simoni

28/01/2022

Shuhet një nga simbolet e rezistencës antikomuniste Dom Gjergj Simoni

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, prifti Dom Gjergj Simoni, një nga simbolet e rezistencës antikomuniste në Shqipëri. 

Ai lindi në vitin 1933 në qytetin e Shkodrës dhe ishte ndër meshtarët e parë që u shugurua nga Vatikani dhe ka shërbyer në disa famulli.

Dom Gjergj Simoni është autor i librave të ndryshëm, ndërsa gjatë diktaturës komuniste u burgos, pasi nisi beteja e regjimit kundër fesë.

Në hetuesi, por edhe në sallën e gjyqit ai deklaroi me guxim asokohe se udhëheqja komuniste ishte tradhtare e kombit. Dom Gjergj Simoni është i fundit, i cili ka përjetuar torturat e komunizmit. Ai u dënua pas 9 muajve hetuesi për agjitacion e propagandë, me 10 vite burg, të cilat i vuajti në Ballsh, Spaç e Qafë-Bari.

Dom Gjergji u dënua për poezitë e tij, të cilësuara “armiqësore”.

Pavaresisht vuajtjeve në burgje dhe dënimit, ai ka thënë se i ka falur përgjegjësit, por kërkoi që nga e kaluara të nxirren mësime.