RTSH 24 Live

Muzikë

Shuhet Merdani, një nga martirët e artit shqiptar

29/08/2021

Shuhet Merdani, një nga martirët e artit shqiptar

Ikja nga kjo jetë e këngëtarit Sherif Merdani është përcjellë me mesazhe keqardhjeje dhe vlerësimi nga personalitetet shqiptare për figurën e tij. "Lamtumirë Sherif Merdani" shkruan kryeministri Edi Rama. Ndërsa presidenti Ilir Meta shkruan se "...ai kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh pse guxoi të jepte një dritë shprese, nëpërmjet artit, në periudhën më të errët për vendin".
"Një nga martirët e artit shqiptar, këngëtari që vuajti burgjet e komunizmit, sepse këndonte "Let it be", u nda sot prej nesh! Sherif Merdani, do të mbetesh përjetë simboli i qëndresës! I paharruar!" shkruan minstrja e kulturës Elva Margariti.