RTSH 24 Live

Televizion

Shuhet Marketin Shoshi, mjeshtri i transmetimeve televizive në RTSH

01/03/2023

Shuhet Marketin Shoshi, mjeshtri i transmetimeve televizive në RTSH

RTSH ka marrë sot një lajm të hidhur. Inxhinier Marketin Shoshi ka nderruar jetë në moshën 80 vjeçare, njoftoi familja.

Një nga krijuesit e RTSH, Shoshi ka lënë gjurmë që nga transmetimet e para televizive shqiptare.

Por Shoshi do të mbahet mend veçmas për transformimet rrënjësore drejt kalimit të RTSH nga transmetimet bardhë e zi në transmetimet cilësore me ngjyra.

Vitet e fundit ai dha kontribut të rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë së transmetimeve televizive nga analoge në ato digjitale.

Merketin Shoshi do të mbahet mend  edhe si një dashamirës i madh i futbollit. Për shumë vite ai drejtoi ekipin e futbollit të RTSH duke fituar çmime në aktivitete të ndryshme lokale dhe kombëtare.

/ rtsh.al /