RTSH 24 Live

Sport

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, Ramazan Rragami

15/01/2022

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, Ramazan Rragami

Është shuar në moshën 77-vjeçare legjenda e futbollit shkodran, Ramazan Rragami. Lajmin e dhanë familjarët e tij. 
Ramazan rragami është përfaqësues i një brezi të shkëlqyer futbollistësh, një nga lojtarët më të shquar të të gjitha kohërave të ekipit të Vllaznisë së Shkodrës. 
Ai filloi të luante në qytetin e tij të lindjes që në moshën 16 vjeçare. Atje vazhdoi deri në vitin 1967 kur u rekrutua nga skuadra Partizani i Tiranës, me të cilën luajti deri në vitin 1970. 
Rragami ju rithye Vllaznisë në vitin 1970 dhe në vitin 1972 fitoi titullin e ligës dhe Kupën e Ligës. Në ndeshjen e fundit të Kupës së Ligës, Rragami shënoi 7 herë nga penalltia, dy herë në kohën e rregullt dhe pesë penallti pas një barazimi të përgjithshëm. Kjo shënohet si hera e parë dhe e fundit që një lojtar shënon të gjitha penalltitë për një ekip. Rregulloret e FIFA-s në atë kohë lejonin që një lojtar të ekzekutonte të gjitha goditjet e penalltisë pas një ndeshje të rregullt.
Rragami ishte pjesë e një tresheje të famshme futbollistike shkodrane me Medin Zhegën dhe Sabah Bizin.

Rragami bëri debutimin e tij për Shqipërinë në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës FIFA në maj të vitit 1965 kundër Zvicrës. Ai zhvilloi gjithsej 20 takime, duke shënuar 1 gol, nga viti 1965 deri në vitin 1973.
Rragami ishte golashënuesi i vetëm në fitoren e parë të Shqipërisë në kualifikimin e Kupës së Botës kundër Finlandës në 1973 dhe luajti në barazimin e famshëm 0-0 me fuqinë evropiane Gjermaninë Perëndimore në dhjetor 1967.
Takimi i tij i fundit ndërkombëtar ishte një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës FIFA në nëntor 1973 kundër Gjermanisë Lindore.

Karrierën menaxheriale Ramazan Rragami e filloi si trajner në vitin 1972 me KS Vllaznia ku fitoi ligën në sezonin 1982–1983. Në të njëjtën kohë ai ishte asistent trajner i Kombëtares Shqiptare të futbollit U-21, e cila arriti në çerekfinale të Euro 84.