RTSH 24 Live

Televizion

Shuhet kolegu ynë i sportit Kosta Grillo

05/10/2021

Shuhet kolegu ynë i sportit Kosta Grillo

Gazetaria dhe sporti shqiptar ka marrë të martën në mëngjes një lajm të dhimbshëm, teksa është mësuar se gazetari dhe komentatori i njohur sportiv Kosta Grillo, ka humbur betejen me virusin korona. Komentatori i njohur ka qenë i shtruar në një spital në Turqi që prej muajit gusht për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore nga koronavirusi. Grillo mbahej në intubim nga mjekët, por fatkeqësisht, gazetari nuk ka mundur ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë dhe ka ndërruar jetë.

Kosta Grillo i përket  brezit të gazetarëve sportivë që vërshuan në mediat shqiptare  pas vitit 1990. Fillimisht ai ishte i pranishëm në mediat e shkruara me shkrime dhe analiza të shumta. Më pas Grillo u bë i njohur si komentator sportiv, veçmas i futbollit në RTSH, ku ka dhënë një kontribut të çmuar. Në arkivin e tij RTSh ruan ngjarje shumë të rëndësishme sportive të sjella në komentin profesional të Kosta Grillos. Largimi i tij nga kjo jetë do të sjellë mungesën e pazëvendësueshme në familje, por edhe në gazetarinë sportive shqiptare, të cilës Grillo i kushtoi jetën.