RTSH 24 Live

Televizion

Shuhet kolegu, regjisori Leonard Gjata

10/11/2021

Shuhet kolegu, regjisori Leonard Gjata

RTSh ka marrë sot një lajm të dhimbshëm. Kolegu ynë regjisori Leonard Gjata u nda nga jeta në moshën 67 vjeçare. Lajmin e dha plot dhimbje në rrjetet sociale vajza e tij, moderatorja e njohur Inida Gjata Kreuz. "Miq e familjarë të dashur, sot u nda nga jeta babai im, Leonard Gjata. Pas nje torture tetë vjeçare, i paralizuar dhe peng i iktuseve që e godisnin njëri pas tjetrit, pas një kome 11 ditore që ia mbante shpirtin pezull, i intubuar dhe nën kujdesin e mrekullueshëm të stafit mjekësor të repartit reanimator në spitalin ushtarak, ai më në fund gjeti paqe" shkruajti ndër të tjera Inida Gjata. 
Gjata ju bashkua RTSh në mesin e viteve '80. Me talentin, devotshmërinë dhe egzigjencë në profesion, la gjurmë në historinë RTSH-së. Në çdo krijim, spektakël e zhanër të ndryshëm televiziv, Leonard Gjata firmosi, në nivelet absolutisht të larta dhe motivuese. Majftë programe, veçmas ato të vitit të ri në RTSh, mbajnë vulën e Leonard Gjatës. Ai do të mbahet mend veç të tjerash edhe si regjizori i parë i konkursit sportiv televiziv në Shqipëri.