RTSH 24 Live

Art

Shuhet "Artisti i merituar" Anastas Kristofori

02/02/2022

Shuhet "Artisti i merituar" Anastas Kristofori

Arti shqiptar është zhytur në zi. Aktori i njohur "Artistit të Merituar" Anastas Kristofori është shuar në moshën 78 vjeçare. ’

Anastas Kristofori lindi ne fshatin Vuno, Vlore, më 28 nëntor 1943. Institutin e Larte te Arteve, dega e dramës, e mbaroi ne vitin 1970 dhe fill me pas u emerua aktor ne Teatrin Popullor* derisa doli ne pension me 2003. 

Kristofori spikati qysh student me rolin e Karandishevit në dramën "Vajza pa prike" të N. Ostrovskit (1970). 

Dhuntite e tij për te karakterizuar figura origjinale, te shoqeruara nga nje sens humori, nga fjala konkrete si dhe nga ndjesia e vertetesise, i dhëne shansin për te qene aktor i parapelqyer ne shume nga shfaqjet e Teatrit Kombëtar, si "Familja e peshkatarit" (Vehipi), "Duke gdhire viti 45" (Jaku), "Shenomeni dhe mua" (fshatari), "Komunistet", "Nen dritat e skenes", "Shkallet", etj. 

Nje nga rolet e njohura te tij ishte ai i drejtorit ne komedinë "Pallati 176" e A. Balashit*, i cili vijoi me tutje ne dy seri televizive te shkruara nga I. Bezhani.

Ne kinematografi Anastas kristofori ka luajtur në 7 filma, prej tyre me i realizuari dhe me i ploti ishte roli i ekonomatit ne filmin "Lulekuqe mbi mure" (1976). 

Kristofori do të mbahet mend si një ndër recituesit pasionale e të suksesshëm të poezisë shqipe.