RTSH 24 Live

Art

Shuhet aktori dhe regisori Dhimitër Orgocka

01/01/2021

Shuhet aktori dhe regisori Dhimitër Orgocka

Është ndarë nga jeta aktori dhe regjisori i njohur, Dhimitër Orgocka. Aktori dhe regjisori humbi jetën në moshën 84 vjeçare si pasojë e një hemorragjie cerebrale. 
Ai mbante titullin “Mjeshtër i madh”. 
I lindur më 21 tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës, Orgocka pati një karrierë të pasur edhe në teatrin “A.Z. Çajupi”, ku ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj. Orgocka gjithashtu numëron rreth 82 role, ndërsa ka qenë protagonist në filmat që kanë lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare, si Yjet e netëve të gjata, Horizonte të hapura, Përsëri pranverë, Pas gjurmëve e shumë të tjerë.