RTSH 24 Live

Kosova

Shtyrja e reciprocitetit, Ambasadori i SHBA: Plotësisht të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar

02/08/2022

Shtyrja e reciprocitetit, Ambasadori i SHBA: Plotësisht të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar

SHBA ka mirëpritur pezullimin e masave të reciprocitetit me Serbinë nga ana e qeverisë së Kosovës.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka shkruar në Twitter se zbatimi i masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet për hyrje/dalje, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar.

SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet për hyrje/dalje, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, shkruan ambasadori amerikan.

/rtsh.al/