RTSH 24 Live

Coronavirus

Shtyhet me 48 orë vaksinimi masiv, ministrja Manastirliu: Ngjarja e paprecedentë vuri në rrezik planin tonë

08/04/2021

Shtyhet me 48 orë vaksinimi masiv, ministrja Manastirliu: Ngjarja e paprecedentë vuri në rrezik planin tonë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga Rinasi, tha se për shkak të ngjarjes së djeshme, ku u pezulluan fluturimet, pasi kontrollorët lanë punën, plani i vaksinimit masiv është shtyrë me 48 orë. Kjo ka ndodhur pasi vaksinat do vinin dje.

"Ngjarja e paprecedentë që ndodhi dje vuri në rrezik planin tonë të vaksinimit masiv. Pritej dje ardhja e dërgesës së dytë. Falë përpjekjeve të qeverisë arritëm që 100 mijë vaksina të sinovac të vinin dhe të uleshin. Pikërisht nga kjo vonesë plani ynë i vaksinimit u shty me 48 orë, sepse procedurat që duhet të bëheshin dje u shtynë pak në kohë. Plani jonë u shty 48 orë. Imagjinon ç’a do kishte ndodhur nëse s’do kishim bërë këto përpjekje madhore. Pasi e dimë se çfarë lufte e madhe brrylash bëhet nga shtetet për të marrë vaksinat. Ne kemi arritur ti sjellim vaksinat në një kohë të shpejtë dhe të vazhdojmë me planin tonë të vaksinimit masiv. Në ditët e ardhshme do hapim fashën e moshës. S’do ndalemi derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, tha Manastirliu.