Enti Rregullator i Ujit-ERRU, me vendimin nr. 46, datë 2 dhjetor 2024, mori vendimin për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm nga 40 lekë që është aktualisht, në 55 lekë për metër kub. Vendimi është marrë, pavarësisht votës unanime kundër të Këshillit Bashkiak të Shkodrës për rritjen e tarifës. RTSH ka pyetur qytetarët shkodranë lidhur me këtë vendim të ERRU-së.
Ndërsa lidhur me cilësinë e shërbimit që ofrohet nga ndërmarrja ujësjellës- kanalizime, qytetarët e pyetur shprehen.
Sipas vendimit të ERRU- së, rritja e tarifave nis nga data 1 janar 2025 dhe do të jetë në fuqi deri me 31 dhjetor 2027. Aktualisht, shoqëritë ujësjellës-kanalizime janë kthyer në aksionerë ku shumicën prej 51% e ka ministria e infrastrukturës dhe energjetikës, ndërsa pjesën e mbetur 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës sipas përqindjeve të përcaktuara në marrëveshjet dypalëshe.
Gazetar: Luan Kadija
/RTSH/