RTSH 24 Live

Sociale

Shtohen ankesat për alergjitë tek fëmijët, mjekët: Ndikon lagështira në ajër dhe ndotja e ambientit

10/06/2023

Shtohen ankesat për alergjitë tek fëmijët, mjekët: Ndikon lagështira në ajër dhe ndotja e ambientit

Vitet e fundit janë rritur ankesat e fëmijëve që preken nga alergjitë. Mjekët pediatër po presin gjithnjë e më shumë ankesa për alergjitë nga fëmijët.

Sipas tyre në qendrat shëndetësore është shtuar numri i fëmijëve me rinit alergjike dhe azëm bronkiale jo vetëm për shkak të lagështirës që ka mbizotëruar gjatë pranverës por edhe për shkak të ndotjes ambientale vitet e fundit.

Mjekja Adriana Ilias ne QSH.9 në Tiranë tregon simptomat që përjeton një fëmi më rinit alergjik të acaruar. 

"Kemi rrjedhje të qarta të hundëve, një bllokim të tyre dhe konjuktivitin", tha ajo.

Jo të pakta janë edhe alergjitë nga ushqimet, të cilas sipas mjekes, "më shumë vijnë nga laltoza që ndodhet në produktin e qumështit'.

Mjekët këshillojnë për kujdes të shtuar tek fëmijët që janë alergjik pasi në disa raste mund të nevojitet dhe shtrimi në spital.

Gazetare: Sonila Mlloja

/RTSH/