RTSH 24 Live

Kosovë

Shtetet e QUINT-it: Dënojmë vendimin e Kosovës, i gabuar edhe qëndrimi e Serbisë

26/05/2023

Shtetet e QUINT-it: Dënojmë vendimin e Kosovës, i gabuar edhe qëndrimi e Serbisë

Shtetet e QUINT-it kanë dënuar vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës të kryetarëve të sapozgjedhur të komunave.

Në deklaratën e tyre vendet e QUINT-it theksojnë gjithashtu se ndjehen të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën.

Ato i kanë bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin retorikën nxitëse.  

Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in.

 Dënojmë sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan. Jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse”, kanë thënë vendet e  QUINT-it.

/rtsh.al/